KFOR-i i gatshëm për çdo situatë në Kosovë
Prishtinë, 22 korrik - KFOR-i është i gatshëm për çdo situatë që mund të pasojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kështu është shprehur komandanti i KFOR-it, në Kosovë Markus Bentler i pyetur për sigurinë pas vendimit të GJND-së për Kosovën.
"Nuk kemi indikacione për ndonjë kërcënim. Megjithatë, ne do të jemi të gatshëm. Nuk duam të frikësojmë askënd, por jemi të përgatitur për t'u përballur me çfarëdo dhune", u ka thënë Bentler gazetarëve.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të enjten do të bëjë publik opinionin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.