26 Dhjetor 2024

KFOR-i has në rezistencë gjatë operacionit për furnizim

Prishtinë, 18 tetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, e ka pranuar se dy konvoje të paqeruajtësve, të nisura sot për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnajk janë ndaluar nga serbët në barrikada, duke theksuar se në këtë aspekt është shumë i zhgënjyer.
 
Sot konvojet të KFOR-it tentuan t’i furnizojnë trupat e KFOR-it në portat në Jarinje dhe Bërnjak nëpërmjet rrugës, por hasën në rezistencë të protestuesve të cilët ishin vendosur në bllokadat rrugore në veri të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer me këtë përfundim. Veriu nuk i është bindur kërkesës për largimin e bllokadave rrugore; megjithatë pres që takimi i ardhshëm në veri të sjellë rezultate
pozitive. KFOR-i është i gatshëm dhe i vendosur për të vepruar në të mirë të lirisë së lëvizjes në qoftë se takimi i komunave të mërkurën nuk sjell rezultate të kënaqshme.

Qëllimi ynë është t’u mundësojmë popullatës civile ta vazhdojnë jetën normale,” sqaroi komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Drews.

Misioni i KFOR-it është të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet. KFOR-i do të vazhdojë ta bejë këtë fuqishëm, me kujdes dhe me paanshmëri në pajtueshmëri të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Në anën tjetër, serbët e veriut i kanë rezistuar kërkesës së trupave paqeruajtëse të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri.

Ata i kanë bërë thirrje KFOR-it që ta shtyjë operacionin deri nesër kur takohen liderët e komunave të veriut për ta gjetur një zgjidhje të mundshme kompromisi.

Ndërkohë mësohet se kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, beson se KFOR-i nuk do të tentojë dhunshëm t’i largojë barrikadat në veri.

Sipas tij, vendimi i nesërm që do të merret në takimin e përbashkët të strukturave paralele që do të mbahet në Zubin Potok, do të jetë në të mirë të qytetarëve serbë.

“Propozimi ynë është që KFOR-it t’i mundësohet lëvizje periodike e lirë në qarkullimin e tyre dhe dërgimin e ushqimit për ushtarët që ndodhen në pikat kufitare në veri të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se ata do të kenë lëvizjen e lirë të plotë, sepse një gjë të tillë tani nuk e kanë as serbët”, është shprehur Pantiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)