KFOR-i hap kufirin në Bërnjak
Prishtinë, 20 shtator - Pjesëtarët e KFOR-it kanë larguar telat me gjemba në Bërnjak, të cilat janë vendosur që nga 16 shtatori.
Kalimi është hapur mbrëmë, por për shkak të barrikadave të serbëve makinat nuk mund të kalojnë.
Ushtarët gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë hequr telat me gjemba në rrugën kah Serbia, ndërsa pjesërisht edhe në Kosovë ku para tyre akoma gjenden barrikadat e zhavorrit dhe të dheut.
Sipas mediave serbe në Bërnjak përveç pjesëtarëve të KFOR-it të pranishëm janë edhe doganierët e EULEX-it dhe Kosovës.
Përmes Radio KFOR, serbët janë lajmëruar se është instaluar kontrolli doganor.