KFOR-i gjatë 2016 ka shkatërruar 267 mina të rrezikshme
Prishtinë, 27 dhjetor - KFOR ka njoftuar se në vitin 2016 aktivitetet tyre për pastrim nga minat kanë rezultuar me largimin dhe shkatërrimin e 267 copë mjetesh të rrezikshme.
Gjatë vitit të kaluar edhe KFOR-i edhe Prania Ndërkombëtare Civile gradualisht kanë rritur aftësitë e FSK-së për detektimin dhe largimin e mjeteve shpërthyese.
Shaktërrimi i mjeteve shpërthyese (EOD), Deminimi humanitar (HD) dhe Edukimi për Rrezikun nga Minat vazhdojnë të jenë iniciativa primare dhe kërkesa themelore edukative e KFOR-it.
Njësitë vendore të EOD-së kanë ndërtuar përmbajtjen dhe kërkesat për trajnim për të ndihmuar e përcaktuar këto masa të sigurisë dhe detektimit në Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshme të komuniteteve civile në Kosovë.
Këto aftësi janë kritike edhe për lëvizjen e lirë të ushtarëve të KFOR-it gjatë kryerjes së detyrave ditore, si në kazerma ashtu edhe jashtë tyre.
Tani për tani, regjionet më të kontaminuara janë pjesët përgjatë kufijëve perëndimor të Kosovës, me Shqipërinë dhe Malin e Zi, me zona dytësore për kah rëndësia në kufijët jugor me IRJM-në.
Gjatë këtyre 17 viteve të bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes të KFOR-it dhe FSK-së shumë zona të rrezikshme janë deminuar dhe si rezultat qindra vdekje dhe/apo lëndime tjera janë shmangur.