KFOR-i garanton sigurinë e Kosovës
Prishtinë, 21 maj - Presidentja e KOSOVËS Atifete Jahjaga ka vizituar shtabin qendror të KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë. Garda e nderit dhe Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, mirëpritën Presidenten e Kosovës.
Kjo është hera e parë që nga marrja e komandës së Forcës së Kosovës nga Gjeneral FARINA që Presidentja mirëpritet në shtabin qendror të NATOs në Prishtinë.
Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it patën një takim në katër sy gjatë së cilës Gjeneral FARINA prezentoi situatën e përgjithshme në Kosovë, në rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet e fundit të aktiviteteve të KFOR-it.
Gjatë takimit u theksua gjithashtu roli i KFOR-it në përkrahje të dialogut Beograd-Prishtinë nën autoritetin e Unionit Evropian.
Komandanti i KFOR-it nënvizoi progresin substancial në fushën e sigurisë dhe Lëvizjen e Lirë të cilat janë arritur në Kosovë paralelisht me të kapacitetet e shtuara të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.
JAHJAGA vizitoi gjithashtu Dhomën e Përbashkët Opertive dhe u informua në lidhje me përfshirjen e KFOR-it si përgjegjës i tretë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme si dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë të Kosovës.
Presidentja e Kosovës theksoi se zgjedhjet e hershme në Kosovë duhet të jenë demokratike, të ndershme, të drejta dhe gjithpërfshirëse, dhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të koordinohen për të garantuar siguri, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës së lirë në cdo pjesë të vendit, duke përfshirë edhe Veriun e Kosovës.
Jahjaga falenderoi Gjeneral FARINËN për mbështetjen e plotë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të KFOR-it dhënë procesit të stabilizimit dhe ajo nënvizoi profesionalizmin e madh të ushtarëve të KFOR-it.
Gjeneral FARINA konfirmoi vendosmërinë e KFOR-it për të siguruar arritjen e misionit të NATOs me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Vizita e Zonjës JAHJAGA ishte edhe një rast për të mbajtur një cermoni gjatë së cilës Presidentja e Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it vendosën një kurorë lulesh tek monumenti në kujtim të gjithë ushtarëve të rënë.
Takimi në mes Presidentes së Kosovës dhe Komandantit të KFOR-it konfirmoi bashkëpunimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të KFOR-it dhe Institucioneve të Kosovës.
General Major FARINA falenderoi Presidenten e KOSOVËS për vizitën.