KFOR-i garanton siguri për banorët në veri të Kosovës
Prishtinë, 13 tetor - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta është takuar sot me kryetarin e Komunës së Zubin Potok-ut, Stevan Vuloviq.
Ata kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me fokus të veçantë për veriun, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.
KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë si reagues i tretë i sigurisë nëse kërkohet, tha Gjeneral Miglietta, duke shtuar se KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, promovon progresin dhe dialogun në rajon.
Gjenerali Miglietta ka vizituar bazën ushtarake Camp Cabra ku është në vazhdim e sipër procesi i largimit.
\"Formësimi i pozicionimit të KFOR- it është i lidhur me një rishpërndarje të zakonshme të ushtarëve nëpër tërë territorin.\"
\"Kjo ripërshtatje garanton më shumë fleksibilitet dhe vazhdimësi në kryerjen e të gjitha aktiviteteve operative që lidhen me mandatin e KFOR-it i cili mbetet i pandryshuar,thuhet në kominkatë.