KFOR-i e bllokon edhe një rrugë ilegale në veri
Prishtinë, 23 gusht - KFOR-i ka bllokuar rrugën në Rajetiq, duke ndërprerë transportin e mallrave nëpër këtë rrugë ilegale.
Zyra për Kosovën e qeverisë serbe ka akuzuar KFOR-in se pa paralajmërim e ka bllokuar këtë rrugë, duke e tejkaluar mandatin që ka, raportojnë mediat serbe.
Pengimi i transportit të rëndë, pa marrë parasysh peshën e kamionëve, KFOR-i ka pamundësuar transportimin e ushqimit dhe të gjësendeve tjera të nevojshme për banorët e Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën.