12 Maj 2024

KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri

Prishtinë, 30 prill - Komandanti i Forcës së Kosovës (KOMKFOR) Gjeneral Majori Salvatore Farina priti sot për herë të parë në selinë e KFOR-it në kampin \"Film City\" në Prishtinë, kryetarin e komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviç, Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vuloviç dhe Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Vucina Jankoviç.

Gjeneral FARINA dhe të ftuarit e tij diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, me fokus të veçantë në veri. Ata i dhanë rëndësi të madhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe transparencës në marrëdhëniet ndërmjet katër komunave dhe KFOR-it.

Duke folur për situatën aktuale të sigurisë në veri, KOM KFOR theksoi rëndësinë e rolit të Policisë së Kosovës, si reagues i parë dhe EULEX-in si reagues i dytë.

\"KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë, si reagues i tretë, nëse është e nevojshme\", tha gjenerali Farina.

KOM KFOR theksoi përmirësimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë pas marrëveshjes së 19 prillit në mes të Beogradit dhe Prishtinës si dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të KFOR-it NATO-s për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Në të njëjtën kohë General Farina falënderoi katër kryetarët e komunave për përpjekjet e vazhdueshme, të bëra deri më tani, nga komunat e tyre përkatëse dhe kuvendet komunale dhe u kërkoi atyre që të bëjnë më shumë së bashku në të ardhmen me qëllim të rritjes së stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)