KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë një ambient të sigurtë në veri
Prishtinë, 31 tetor - Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta u takua sot me Kryetarin e Leposavicit, Dragan Jablanovic.
Gjenerali Miglietta dhe Jablanovic kanë diskutuar në lidhje me situatën e tanishme në Kosovë me theks të veçantë për veriun e Kosovës.
Kryetari shprehu falenderimin e tij KOM KFOR-it dhe mirënjohje për qëndrim të paanshëm dhe efektiv të KFOR-it për mbajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit.
Jablanovic theksoi gjithashtu se KFOR-i është njëri ndër institucionet më të besueshme në Kosovë.
KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë një ambient të sigurtë në veri dhe pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm të intervenojë si reaguesi i tretë i sigurisë, nëse kjo kërkohet, tha gjenerali Miglietta.
Ai poashtu theksoi se KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, promovon përparimin dhe dialogun në rajon.
Gjenerali Miglietta dhe Jablanovic u pajtuan që niveli i sigurisë është rritur dukshëm në veri të Kosovës.
Pas takimit, Komandanti i KFOR-it shkoi në kampin Nothing Hill ku takoi trupat e KFOR-it që veprojnë në pjesën më veriore të Post Komandës së Përparuar.
Kjo njësi monitoron për së afërmi situatën në veri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë vendkalimeve kufitare.
Këto trupa kanë aftësi të reagojnë ndaj çfarëdo situate operacionale në rajon dhe mbesin të vendosura në zbatimin e mandatit të KFOR-it gjithandej.
Komandanti i KFOR-it herë pas here takohet me të gjitha palët në Kosovë dhe trupat e KFOR-it në terren, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse ndaj operacioneve të KFOR-it në Kosovë.