KFOR-i do te mbaj ushtriem Përgjigjja efektive 2010
Mitrovicë, 1 shkurt - Nga 2 deri më 3 Shkurt te vitit 2010, forcat manovruese të Grupit Luftues Shumëkombësh Veri to të mbajnë një ushtrim në veri të Kosovës.
Kjo do të përfshijë tërë zonën e përgjegjësisë së Grupit Luftues Shumëkombësh Veri, si psh. pjesën veriore dhe jugore të lumit Ibër, si dhe kufijtë.
Tranzicioni në Grupin Luftues Shumëkombësh Veri nuk do të ndikojë në detyrën e KFOR-it për të ruajtur ambient të qetë dhe të sigurtë.
Grupi Luftues Veri do të jetë i shkathët, tejet fleksibil, lëvizës dhe i gatshëm të reagojë në çfarëdo situate që paraqet kërcënim për sigurinë e Kosovës.
Ky ushtrim do të vërtetojë aftësinë e plotë operacionale të Grupit Luftues Shumëkombësh Veri me strukturën e tij të re.
Ky ushtrim nuk është përgjigje ndaj, apo përgatitje për, çfarëdo situate aktuale, të vashdueshme apo që pritet të ndodhë në Kosovë.