KFOR-i do ta vazhdojë misionin e në bazë të rezolutës 1244
Prishtinë, 11 gusht - KFOR-i do ta vazhdojë misionin e tij në Kosovë në bazë të rezolutës 1244, ka thënë komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s, në Napoli, admirali Mark Fitzgerald i cili po qëndron në Kosovë.
Kjo është një çështje politike që me siguri do të vendoset në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Drejtimi ynë politik ende mbetet në implementimin e rezolutës 1244 dhe ne do të vazhdojmë me misionin tonë, është shprehur Fitzgerald.
Pas këtij demonstrimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonën e Harilaçit, admirali amerikan ka thënë se çdo përparim i FSK-së dhe i policisë së Kosovës është një hap drejt largimit të KFOR-it nga Kosova.
Misioni ynë është që FSK-në ta bëjmë me aftësi të plota operacionale. Këto aftësi mendoj se janë të njohura për juve dhe u demonstruan sot këtu. Disa nga këto aftësi ndoshta do të përdoren në operacione paqeruajtëse, kështu që ne nuk e hedhim poshtë këtë mundësi dhe kjo është në dorën e qeverisë dhe të institucioneve në Kosovë, pra që të vendosin se si ta përdorin atë, deklaroi Fitzgerald.
FSK-ja është në gjendje të kontribuojë në misione humanitare nëpër mbarë botën. Ne tashmë e kemi parë këtë në Shqipëri, ai ishte hapi i parë dhe ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në këtë drejtim, por gjithçka varet nga institucionet e Kosovës për ta marrë një vendim të tillë, theksoi Markus Bentler, komandant i KFOR-it.
Sfida jonë është që forcat e sigurisë të ketë aftësitë e duhura për reagim, është shprehur Sylejman Selimi, komandant i FSK-së.