23 Dhjetor 2024

KFOR-i do ta rrisë gadishmërinë e trupave si kompenzim i reduktimit

Prishtinë, 18 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Bühler, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Lejtnant Miloje Miletic, kanë mbajtur të enjtën, 18 nëntor 2010, një takim të nivelit të lartë të Komisionit të Përbashkët Implementues (KPI) në Nish, pjesën jugore të Sërbisë.

Takimet e KPI-së mbahen rregullisht ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve ushtarake Serbe në nivele të ndryshme që nga viti 1999, pas obligimeve të dala nga “Marrëveshja e Kumanovës.”

Çështjet primare të këtyre takimeve janë monitorimi, ndërlidhja dhe zgjidhja e konflikteve si përmbushje të kërkesave të Marrëveshjes Teknike Ushtarake, e cila përfshin, p.sh. shkëmbimin e informatave idhur me forcat e sigurisë në të dy anët e Vijës Administrative Kufitare (VAK), ushtrimet e tyre dhe operacionet apo çështjet që i përkasin sigurisë në VAK.

Gjenerali Buhler e informoi Gjeneralin Miletic mbi gjendjen e tanishme të KFOR-it dhe planet për reduktimin dhe riorganizimin e njësive të KFOR-it.

Ai theksoi se KFOR-i do ta rrisë lëvizshmërinë, fleksibilitetin dhe gadishmërinë e trupave si kompenzim i reduktimit.

KFOR-i do të mbetet i përkushtuar në misionin e vet për të siguruar ambient të qetë e të sigurtë dhe liri të lëvizjes në gjithë Kosovën.

Në këtë drejtim, KFOR-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës.

Të dy gjeneralët e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe si shumë të mirë, profesional, bazuar në respekt të ndërsjellë. Shembuj të këtij bashkëpunimi të suksesshëm janë patrullat e sinkronizuara përgjatë VAK-së apo shkëmbimi i informatave të sigurisë nga të dyja anët e VAK-së, ndërmejt Grupeve Luftarake Shumëkombëshe të KFOR-it dhe Brigadave të Forcave të Armatosura Serbe dhe bashkëpunimi i përgjithshëm i Komisioneve të Përbashkëta Implementuese.

Situata e përgjithshme përgjatë VAK-së mbetet e qetë dhe stabile.

 Disa aktivitete kriminale nga dy anët e kufirit, si kontrabanda, imigrimet ilegale apo prerja ilegale e pyjeve mund të rregullohen me bashkëpunim profesional të forcave të sigurisë së të dy anëve dhe patrullave të sikronizuara përgjatë VAK-së.

Të dy gjeneralët shkëmbyen informata dhe mendime mbi situatën e përgjithshme në Kosovë.

Takimi është mbajtur në frymë kooperative të besimit të ndërsjellë. Gjenerali Miletic dhe Gjenerali Buhler u pajtuan të vazhdojnë dhe ta zhvillojnë më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy palëve dhe ngrisin komunikimin ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe në nivelin e tyre të duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)