15 Janar 2025

KFOR-i dhe FSK-ja e mbyllin urën në Mitrovicë

Prishtinë, 27 korrik - KFOR njofton se të shtunën dhe të dielen në bashkëpunim me FSK-në, do e realizojnë inspektimin e urës MBJ në Mitrovicë/jug.

"Gjatë këtij aktiviteti, ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht. Me qëllim të garantimit të lëvizjes, tranziti i automjeteve do të ridrejtohet përmes tunelit", njofton KFOR-i.

Gjatë këtyre ditëve personeli i Policisë së Kosovës do ta shpallë mbylljen e urës MBJ me njoftime rreth asaj zone edhe përmes Radio Mitrovicës.

KFOR-i thotë se po bën përpjekje që kjo masë që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)