14 Maj 2024

KFOR-i dhe EULEX-i mbështesin zyrën në veri

Prishitnë, 29 maj - KFOR-i dhe EULEX-I vlerësojnë se hapja e Zyrës Administrative në veri të Kosovës është para së gjithash çështje politike, por premtojnë se do t`i mbështesin autoritetet e Prishtinës në rast se rrezikohet funksionimi i saj.

Dy misionet ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i dhe EULEX-i, janë shprehur të gatshëm që të përkrahin institucionet e Kosovës, në rast se përkeqësohet situata e sigurisë, gjatë vendosjes së Zyrës e cila ka si qëllim ofrimin e shërbime për qytetarët e zonës nga institucionet e Kosovës.

Zyrtari për informim në KFOR, major Mark Shtunblau ka deklaruar se KFOR-i është informuar se do të hapet një zyrë në veri, por nuk është konsultuar apo koordinuar me qeverinë. Sipas tij, hapja e zyrës administrative ka motive politike, prandaj KFOR-i nuk është i përfshirë aspak në këtë aspekt.

Duke i komentuar deklaratat e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, se zyra administrative në veri do të mbrohet edhe me forcë, Shtunblau ka deklaruar se nëse ambienti nuk kërcënohet, atëherë KFOR-i nuk do të ndërhyjë.

Edhe zyrtarë të EULEX-it thonë se nuk janë konsultuar me qeverinë e Kosovës për themelimin e Zyrës Administrative në veri të Kosovës. Megjithatë, EULEX-i shprehet i gatshëm t`i ndihmojë autoritetet e Kosovës në çështjet e sigurisë.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerm Krasniqi ka thënë se edhe pse EULEX-i nuk luan ndonjë rol të drejtpërdrejtë, pasi ajo Zyrë është më shumë çështje politike, ata do t`i ndihmojnë institucionet e Kosovës në çështjet e sigurisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)