22 Dhjetor 2024

KFOR-i dënon fuqishëm përdhosjen e varreve serbe

Prishtinë, 31 mars - Përdhosja e disa varreve në varrezat ortodokse serbe në fshatin Rabovc afër Lipjanit ka brengosur dhe indinjuar KFOR-in. 

Policia e Kosovës në  Lipjan ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet.

KFOR-i dënon fuqishëm përdhosjen e cilido varrë pasi që veprimet e tilla janë shenjë mosrespekti për paqen e të vdekurve. Incidentet e tilla rrezikojnë respektin dhe bashkëjetesën produktive të të gjithë njerëzve në Kosovë.

Në pajtim me mandatin e tij, KFOR-i po e monitoron situatën e sigurisë në tërë Kosovën për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe individëve, pa marrë parasysh etnicitetin apo përkatësinë e tyre fetare. KFOR-i nuk do të tolerojë çfarëdo veprimi që rezikon ambientin e qetë dhe të sigurt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)