KFOR-i arreston serbët në barrikada
Prishtinë, 27 shtator - Gjatë një aksioni të ri të heqjes së barrikadave në vendkalimin kufitar në Jarinjë, njësitë e KFOR-it kanë arrestuar disa serbë.
Të arrestuar janë gjashtë persona të pozicionuar edhe si kujdestarët e barrikadave.
Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave nga zhavorri e dheu në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje në rrugën alternative, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug
KFOR që nga mëngjesi po arreston të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative njofton Tanjug.
I ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq Radomir Bogdanoviq po ashtu është arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar më pas.
Por, sërish serbët, në afërsi të Jarinjes kanë ngritur një barrikadë të re.