KFOR-i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit
Gjilan, 4 korrik Një trajnim dyditor është mbajtur për pjesëtarët e zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gjilanit nga ana e KFOR-it amerikan, me qëllim të përgatitjes sa më profesionalisht për dhënien e ndihmës së parë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur falënderim për KFORin amerikan për këtë trajnim, ndërkaq ka thënë se pjesëtarrët e zjarrfikësve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga eksperienca dhe njohuritë e tyre.
Unë besoj shumë që zjarrfikësit tanë, njohuritë e marra nga ky trajnim, do ti implementojnë në terren, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit në çdo kohë, tha Kadriu.
I pari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka paralajmëruar edhe realizimin e trajnimeve të tjera gjatë muajve në vijim.