KFOR: FSK-së të mos i jepen detyra policore
Prishtinë, 9 qershor - Zëdhënësi i NATO-s në Kosovë tha se aleanca ushtarake u ka kërkuar autoriteteve lokale të mos i japin detyra policore Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Hans Vihter tha se organizata po monitoron lëvizjet e autoriteteve kosovare për ti dhënë FSK-së të drejtën për të kapur të dyshuarit dhe për të pozicionuar trupat në kontrollimin e trazirave dhe demonstratave.
Vihter tha se roli i forcës 3 mijë anëtarëshe është të ndihmojë në emergjencat humanitare dhe natyrore.