KFOR, EULEX, PK dhe FSK mbajnë ushtrime operacionale
Prishtinë, 3 qershor - KFOR ka bërë të ditur se njësitet manovruese të KFOR-it, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Aktiviteti trajnues do të mbahet në dy lokacione të ndryshme: Kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kampin Pomazatin dhe Baza e KFOR-it, Kampin Villaggio Italia, në Pejë.
Qëllimi i ushtrimit është të rritet aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritet fleksibiliteti operacional i njësiteve.
Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave është objektivi qenësor i ushtrimit.