KFOR, EULEX dënojnë aktivitetet ilegale në kufi
Prishtinë, 28 gusht - KFOR-i i ka dënuar ashpër të gjitha kalimet ilegale të linjës administrative të kufirit dhe çfarëdo veprimi të dhunshëm apo ilegal.
Përmes një komunikate dërguar mediave thuhet se Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Farine dhe ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Joëlle Vachter, shprehin keqardhjen e sinçert për familjen e dy viktimave në incidentet e fundit dhe ngushllime për oficerët policer të xhandermarisë serbe për humbjen e një pjesëtari të tyre derisa ishte duke kryer detyrën.
Të dy zyrtarët e sipërpërmendur iu kanë kërkuar autoriteteve që të shtojnë kontrollin me qëllim që të ndalojnë prerjen ilegale të drunjëve.
KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it, në pajtim me mandatin e tij dhe brenda mundësive është duke operuar që të kontribuojë në normalizimin e situatës.