17 Maj 2024

KFOR do të përforcohet me 700 trupa të batalionit rezervë

Prishtinë, 24 prill - KFOR-i do të përforcohet edhe me 700 trupa të batalionit rezervë, të cilët duhet të vijnë në Kosovë deri të premten.

Komandanti Erhard Drevs nuk e saktëson qëllimin e ardhjes së këtyre trupave dhe se ku do të sistemohen ata.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Adres Rasmusen se Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk ka “burime të mjaftueshme” dhe se aleancës ushtarake i është dashur të marrë barrën, Drevs vetëm tha se ka bashkëpunim të mirë me EULEX-in.

“Me sa kam kuptuar unë Rasmusen nuk është ankuar për mungesën e koordinimit, ai është ankuar më shumë për kapacitete e EULEXit , dhe unë këtu duhet ta pranoj se sa më të fuqishëm e kam një partner aq më shumë jam i gëzueshëm, dua të them se ne kemi bashkëpunim të mirë me EULEXin dhe s’kemi asnjë ankesë” , tha Drevs.

Duke folur rreth vizitave të zyrtarëve serbë, të cilët po shfrytëzojnë rrugët alternative në veri për të hyrë në Kosovë, Drevs mohoi që KFOR-i nuk i mbyll ato rrugë.

“Rrugët në fjalë do të mbyllen nëse nga ana jonë konstatohet se ato rrugë po shfrytëzohen nga grupet serbe apo të politikanëve që vijnë në veri për ta tensionuar situatën atëherë ne ato rrugë do t’i mbyllim”, tha Drevs.

Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Podujevës Agim Veliu, komandanti i KFOR-it Erhard Drevs tha se është gjendje e qetë dhe nën kontroll përgjatë brezit kufitar me Serbinë. Në kontingjentin prej 700 trupash janë ushtarë gjermanë dhe austriakë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)