KFOR do të dorëzoj kompetencat për siguri të Polica e Kosovës
Prishtinë, 31 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (KCPSED).
Kjo ishte mbledhja e parë e një Gjenerali Komandues të KFOR-it me stafin dhe studentët e këtij institucioni.
Për Gjeneralin Bühler kjo ka qenë një ngjarje e rëndësishme në kontekst të politikës së NATO-s dhe KFOR-it për të dorëzuar me sukses përgjegjësistë për siguri dhe rend publik tek Policia e Kosovës (PK).
Gjenerali Bühler është mirëpritur nga shefi ekzekutiv i Qendrës, Gjeneral Sheremet Ahmeti dhe stafi i tij.
Komandanti i KFOR-it është informuar rreth detyrave të këtij institucioni të sigurisë, organizimin e tij dhe sistemet e ndryshme të trajnimeve në një mbledhje në katër sy me shefin ekzekutiv, në një mbledhje informative të organizuar nga stafi, ligjëruesit dhe instruktorët e këtij institucioni, e gjithashtu gjatë bisedave me të trajnuarit nga policia.
KCPSED është një agjenci ekzekutive e Minstrisë së Punëve të Brendshme. Ajo është përgjegjëse për të siguruar standarde profesionale të bazuara në kompetencat e dhëna për edukim dhe trajnim për anëtarët e agjencive për siguri publike.
Ato janë Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Doganat e Kosvës dhe Agjencia për Menagjimin e Situatave Emergjente. Edukimi modern i anëtarëve të këtyre agjencive për siguri publike në kontekstin e sundimit të ligjit është një parakusht për zhvillimin dhe krijimin e një demokracie moderne dhe për siguri të qëndrueshme në Kosovë.
Formimi i personelit të sigurisë përcjellë linjat e standardeve të pranuara
ndërkomëbtarisht.
Çdo vit rreth 13 000 student ndjekin kurse apo ligjerata në këtë shkollë. Ajo është e ndarë në katër departamente: Programi për mbështetje, Logjistikë dhe administrim, trajnime për policë, planifikim dhe mardhënie të jashtme.
Gjeneral Bühler ishte i mahnitur me standardet dhe performancën e qendrës në përgjithësi dhe trajnimin e policisë në veçanti.
Ai ka theksuar se KFOR-i është ende i fortë dhe me strukturën e re të kësaj force paqësore të NATO-s, efikasiteti, fleksibiliteti dhe lëvizshmëria e njësiteve të saj është rritur.
Ushtarët ndërkombëtar nën komandën e tij janë jashtzakonisht profesional dhe të përkushtuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurtë çdokund në Kosovë.
Edhe pse situata e përgjithshme e sigursë në Kosovë është e qetë dhe stabile KFOR-i është i gatshëm që të ndërmarrë veprime kundër kërcënimeve kurdo dhe kudo që të jetë e nevojshme.
Megjithatë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate PK duhet të marrë më shumë përgjegjësi nga KFOR-i për të ofruar siguri dhe për të rivënë rend publik në rast nevoje.
Për shembull është shumë e rëndësishme që PK do t i ruaj vendet e
trashigimisë kulturore në mesin e tyre edhe disa manastire apo do të ruaj më shumë zona kufitare nga ana e Njësive të Policisë Kufitare.
Disa nga këto detyra tashmë janë marrë përsipër nga PK dhe rezultatet janë shumë të mira dhe premtuese. Komandanti i KFOR-it ka cilësuar performacën dhe profesionalizimin e oficerëve të PK-së si të shkëlqyeshme.
Për më tepër ai është mahnitur nga raportet për kapacitetet e njësive speciale të PK-së për kontrollimin e turmave dhe trazirave e cila e ka kryer një ushtrim me Karabinierët Italain të batalionit MSU të KFOR-it.
Gjenerali Bühler ka thënë së: Të gjithë këta shembuj të punës profesionale të PK-së janë një zhvillim shumë premtues dhe mbështesin përshtypjen time se kjo forcë policore luan një rol kyç për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe bashkë me KFOR-in orojnë një kornizë të sigurisë dhe stabilitetit për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Qendra për Siguri Publike është shtyllë për këtë performancë të shkëlqyeshme të PK-së.
Gjeneral Ahmeti falenderoi Komandantin e KFOR-it për vizitën e tij dhe për mbështetjen e KFOR-it ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovës, veçanarisht ndaj Policisë.
Ai theksoi se: Bashkëpunimi me KFOR-in është thelbësor për të përmirësuar sigurinë në Kosovë dhe gjithashtu KCPSED ështe e gatshme që të kryejë trajnimet shtesë në zonat e kompetencave të reja të cilat janë duke u transferuar nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.