KFOR do ta mbështet policinë dhe institucionet e Kosovës
Prishtinë, 2 korrik - Komandatit të KFOR-it Markus Bentler ka dënuar dhunën e shkaktuar në Mitrovicë dhe ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të një jete dhe për të lënduarit si pasojë e dhunës në rajonin e Mitrovicës.
KFOR-i njeh të drejtën për demonstrim paqësor dhe fuqishëm dënon aktet e dhunës. Unë nuk do ta tolerojë asnjë akt i cili kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, ka theksuar Bentler.
Ai ka thënë se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për ta mbështetur Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe institucionet tjera për ta ruajtur ambientin e qetë dhe të sigurt në të gjithë territorin.
Të gjithë duhet ta ruajnë qetësinë dhe në veçanti apeloj tek liderët që të punojnë së bashku për ta mbajtur këtë episod në perspektivë.