23 Dhjetor 2024

KFOR dhuron një minibus për fëmijë të hendikepuar

Prishtinë, 23 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Buhler, do të drejtojë një ceremoni donacioni në shkollën Përparimi, qendra për fëmijë të hendikepuar në Prishtinë.

Me këtë rast, KFOR-i do t’ia dhurojë shkollës një minbus, meqë Qendra për edukim të fëmijëve ka nevojë t’i transportojë nxënësit dhe mësuesit për në shkollë dhe prapa çdo ditë.

Makina e re gjithashtu ofron mundësi për të organizuar ekskursione për ta
pasuruar programin ditor mësimor.

Duke e shoqëruar Gjeneralin Buhler, Zonja Igballe A. Potera, drejtoresha e shkollës, përfaqësues nga Ministria e Edukimit dhe Komuna e Prishtinës do ta ndjekin këtë ngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)