KFOR dhe Policia, ushtrime për kontrollin e turmave dhe trazirave
Prishtinë, 20 nëntor - Njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë sot një ushtrim për Kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC) në koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë e Kosovës (KP /OSU).
Qëllimi i ushtrimit është për të rritur aftësinë e KFOR-it për të ruajtur gatishmërinë e trupave dhe të rrisë fleksibilitetin operacional të njësive në fjalë.
Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it është një objektiv themelor i periudhës së ushtrimit.