KFOR dhe EULEX sot zhvillojnë ushtrim të përbashkët
Prishtinë, 22 nëntor - KFOR-i dhe EULEX-i sot do të zhvillojnë një Ushtrim të Përbashkët Fushor në pikën kufitare DOG 31.
Qëllimi i ushtrimit është trajnimi dhe intesifikimi i bashkëpunimit në mes EULEX-it dhe KFOR-it.
Në skenar, EULEX-i do te jetë përgjegjës për sigurinë në vendngjarje. Por për shkak të numrit të madh të demonstruesve që do të mblidhen afër kufirit, mbështetja do të jetë e nevojshme.
Kështu që trupat e KFOR-it dhe EULEX-i do ta menaxhojnë situatën së bashku.
Lidhur me këtë ushtrim të përbashkët fushor të KFOR-it dhe EULEX-it, do të këtë disa kufizime sa i përket trafikut.
Njerëzit që udhëtojnë duhet të planifikojnë kohë shtesë për udhëtimet e tyre për shkak të uljes së helikopterëve dhe mbylljes së rrugës.