29 Dhjetor 2024

KFOR dhe EULEX heton arrestimin e dy policëve

Prishtinë, 1 prill - Një komision ushtarak i KFOR-it ka nisur hetimet në lidhje me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë.

Pas analizimit të rrethanave të kësaj ngjarje pritet që KFOR të publikojë rezultatet mbi arrestimin e dy policëve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri.

Edhe Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian – EULEX, thotë se po i hulumton rrethanat dhe lokacionin e ndodhisë.

EULEX-i shpreh habinë me këtë veprim pas frymës pozitive dhe arritjes së marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit gjatë dialogut Kosovë - Serbi.

Policia e Serbisë dje ka arrestuar në rajonin e Merdarës dy policë të Kosovës. Pas arrestimit kanë reaguar Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, të cilët kanë dënuar këtë akt dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)