KFOR dhe EUFOR zhvillojnë ushtrim të përbashkët afër Banja Llukës
Prishtinë, 27 shtator - Zyra për marrëdhënie me publikun në KFOR ka njoftuar se në fund të shtatorit do të mbahet ushtrimi Reagim i shpejtë 2016 në rajonin Manjaça, afër Banja Llukës.
Ky ushtrim sipas KFOR paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave në mes të KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për tu vendosur me shpejtësi, kurdo që ato të thirren.
Ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, duke përfshirë Largimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Operacionet Joluftarake të Evakuimit (NEO).
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo, ka thënë së pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji.
\"Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin ti komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim të mundshëm tani dhe në të ardhmen.\"
\"Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet në mes të të gjitha kombeve partnere nëprmjet një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv, ka theksuar Gjeneral Major Fungo.
KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë- e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.