KFOR dështon në mbylljen e rrugëve ilegale
Prishtinnë, 3 nëntor - KFOR-i vazhdon të mos mbajë nën kontroll të gjitha rrugët alternative që serbët po vazhdojnë ti përdorin për punët e tyre ilegale.
Zyrtarë të KFOR-it të premten nuk kanë dashur të flasin për rrugët alternativen veri dhe për mbylljen eventuale të tyre.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, bën të ditur për Zëri, se rrugët alternative më të shpeshta gjenden në territorin e Leposaviqit në drejtim të Novi Pazarit, rrugë këto që sipas tij janë vështirë të kontrollueshme për shkak konfiguracionit malor të tyre.
Ka mjaft rrugë, dytësore alternative, që grupet e ndryshme vazhdojnë ti përdorin për kontrabandë."
"Por më të shpeshta janë në territorin e Leposaviqit në drejtim të Novi Pazarit, për shkak se edhe kontrollimi në atë pjesë është i vështirë për shkak konfiguracionit të tyre malor, tha Hoti.