26 Dhjetor 2024

KFOR dështon në largimin e barrikadës në afërsi të Rudares

Mitrovicë, 22 tetor - Ushëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken gjatë natës së kaluar janë nisur drejt barrikadës në afërsi të Rudares, por pas gjysmë ore qëndrimi ballë për ballë me serbët e rebeluar, janë kthyer mbrapshtë për në bazën e tyre.

Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin Jegenicë, rreth orës 4.00 ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it kanë nisur largimin e barrikadës në këtë fshat, ndërkohë që janë tubuar rreth një mijë serbë pas të cilës pjesëtarët e KFOR-it janë tërhequr.

Ndërkaq mediat serbe kanë shkruar së trupat e KFOR-it mbrëmë pas tentimit për të hequr barrikadat, në një moment janë tërhequr në të gjitha zonat në veriun e Kosovës.

Kjo është vlerësuar nga mediat serbe si një demonstrim strategjie nga ana e trupave ndërkombëtare.

Në teren situata ka vazhduar e njejtë, ku pranë barrikadave që lidhin dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak kanë vijuar të qëndrojnë serbët.

"Trupat e KFOR-it edhe pse ishin afruar pranë barrikadave në fshatin Zupç, Rudarë dhe Jagenicë, ata për një moment nuk kanë ndërmarrë aksion, por janë tërhequr", shkruajn mediat serbe.

Gjatë ditës së sotme priten lëvizje të reja në terren dhe se zhvillimi i negociatave midis komandantit të KFOR-ti, Drevs dhe krerëve të komunave serbe në veriun e Kosovës.

Por, nga ana e KFOR-it akoma nuk kanë konfirmuar se do të mbahet një takim i tillë, ku komandanti Drevs vetëm është pjesëmarrës, ndërsa organizator i takimit është UNMIK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)