12 Janar 2025

KFOR çdo herë i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë

Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson III , i cili e nis misionin e ri në këtë post.

 Në takim ka marrë pjesë edhe admirali Bruce Clingan, i cili e përfundon misionin, si dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Farina.  

Në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë, me ç’ rast kryeministri Thaçi potencoi se aspiratat e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës janë aspirata euroatlantike, prandaj duhet të punojmë bashkërisht.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për admiralin Bruce Clingan, dhe për punën e tij në shërbim të forcimit të paqes dhe të stabilitetit rajonal, kryeministri Thaçi ka theksuar se ekspertët ushtarakë të NATO-s janë më meritorët për ngritjen dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

Nga ana e tij, Admirali Mark Ferguson III u shpreh të jetë i kënaqur me përparimet që po shënon FSK-ja dhe u zotua se do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin  e saj edhe në të ardhmen.

Admirali Ferguson III poashtu theksoi se KFOR-i çdo herë do të jetë i gatshëm të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)