25 Dhjetor 2024

KFOR: Barrikadat në Veri të jashtëligjshme

Prishtinë, 19 shtator - KFOR-i ka shpërndarë mesazhe për serbët në barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës.

Në letrat e ndryshme të shpërndara me helikopter, shkruhej se KFOR-i pranon të drejtën për protesta paqësore, por barrikadat janë të jashtëligjshme.

Aty thuhet se KFOR-i në bazë të rezolutës 1244, ka për qëllim të kthejë lirinë e lëvizjes.

Autoritetet kosovare kanë thënë se, është përgjegjësi e KFOR-it të zhbllokojë Veriun, por KFOR-i duket se po i kërkon serbëve, që t`i heqin vetë barrikadat.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adametz ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e pandryshuar dhe se njerëzit janë paqësorë.

“Ne po i japim kohë politikanëve që të kryejnë negociata. Po presim nga nivelet e larta. Ne nuk jemi politikanë dhe nuk po kryejmë kurrfarë negociatash me njerëzit në barrikada”, është shprehur Adametz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)