17 Janar 2025

KFOR amerikan konfirmon përkrahjen për institucionet e sigurisë

Prishtinë, 30 nëntor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, priti në takim Kolonel Joel Hagy JIC OIC me ekipin e tij së bashku me Major Terrell Pruitt, oficer për marrëdhëniet civile ushtarake në KFOR Amerikan, Kampi Bondsteel. Në takim mori pjesë edhe Samir Krasniqi, koordinator i QKMK-së.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi ushtarakët e KFOR-it amerikan lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare për bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha i njoftoi zyrtarët e KFOR-it lidhur me  rolin dhe mandatin e MPB-së, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7 që është QKMK, e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Gjatë kësaj vizite, zyrtarët e KFOR-it amerikan u ndanë të kënaqur me progresin e arritur nga mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit.

Ata konfirmuan përkrahjen e tyre për të ndihmuar institucionet e sigurisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)