Kështu duket certifikata e veteranit të UÇK-së
Prishtinë, 9 korrik - Me këtë certifikatë, e cila sot është aprovuar në Komisionin qeveritar për verifikim (një kopje të së cilës e ka siguruar Epoka e re) që nga nesër (e premte) në mënyrë ceremoniale do të pajisen veteranët luftëtarë të UÇK-së.
Burimet e gazetës kanë bërë më dije se Komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve, ka miratuar listat e Zonës së Dukagjinit, Drenicës, Llapit dhe Karadakut për veteranët luftëtarë, të cilët nuk kanë qenë subjekt i ankesave. Ndërkohë në ditët në vijim do të miratohen edhe listat e veteranëve për zonat e tjera, si dhe listat e kategorive të tjera të dala nga lufta.