23 Dhjetor 2024

Këshilltarja e Asamblesë Komunale në Prizren akuzohet për mos deklarim të pasurisë

Prizren, 25 nëntor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I., - zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga data 1 mars 2021 deri më 31 mars 2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mos deklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetoj.

Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.   

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)