Këshilltari i MSH-se, Ilir Tolaj, lirohet me kaucion
Prishtinë, 14 korrik - Ish-Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili është këshilltar aktual në Ministrinë e Shëndetësisë, është liruar me kaucion, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Kaucioni ishte vendosur në shumën prej 50.000 euro.
Individi u arrestua dje në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.
Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK-së).