Këshilltari i Limajt dyshohet për trafik droge
Përgjimet që po kontestohen nga Fatmir Limaj dhe të tjerët janë kryer me urdhër të prokurorit Suad Kuraja.
Ai kishte lëshuar këtë urdhëresë pak kohë pasi në Gjermani ishte arrestuar S. Zuka, i cili ishte kapur me një sasi të madhe droge.
Ai është familjar i biznesmenit nga Gjilani, Florim Zuka, i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn, Demir Limajn, Florim Limajn, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin dhe Gani Zogajn.
Limaj është liruar të premten nga paraburgimi, ku mbahej prej 24 nëntorit të kaluar për rastin e krimeve të luftës të njohur si rasti Kleçka.
Në vitin 2009, S. Zuka ishte arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ishte i përfshirë në trafikim të substancave të ndaluara.
Kapja e tij kishte rezultuar me nisjen e hetimeve edhe në Kosovë nën dyshimin e transportit të drogës nga Kosova në Gjermani dhe për shpëlarje parash.
Në hetime ishte i përfshirë edhe pronari i firmës Tali, Florim Zuka. S. Zuka, para një muaji është kthyer në Kosovë.
(Koha Ditore)