Këshilli Prokurorial sot zgjedh kryesuesin e ri
Prishtinë, 14 janar - Këshilli Prokurorial i Kosovës sot mban takimin e 111-të, me çrast do të zgjedh kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zëvendësit e tij.
Po ashtu, në këtë takim pritet të trajtohen edhe disa pika të tjera të agjendës. Ky takim do të mbahet në objektin e Prokurorisë së Shtetit duke filluar nga ora 10:00.