Këshilli Prokurorial shpallë 45 pozita të lira për prokurorë
Prishtinë, 24 shkurt - Në takimin e fundit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në mes tjerash u shqyrtua edhe nevoja për shpalljen e vendeve të lira të punës për prokurorë.
Në këtë takim u shqyrtua draft-rregullorja për Emërimin e Prokurorëve. Pas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës u formua një grup punues, i cili do ti inkorporoj vërejtjet dhe sugjerimet dhe do ta përgatit draftin final të kësaj rregulloreje.
Me këtë rregullore do të përcaktohen kriteret që duhen plotësuar kandidatët e interesuar për tu emëruar prokuror dhe procedurat për emërimin e tyre.
Aprovimi i Rregullores për Emërimin e Prokurorëve, është paraparë të bëhet në takimin e ardhshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe menjëherë pas miratimit KPK-ja do ta shpallë konkursin për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve.