01 Janar 2025

Këshilli Prokurorial pezullon nga puna një prokuror

Prishtinë, 1 shkurt - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur një takim urgjent.

Në këtë takim, KPK-ja ka trajtuar kërkesën e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)