Këshilli Prokurorial akuzon Kushtetuesen për ndërhyrje
Prishtinë, 27 shkurt - Dy anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë ankuar të enjten për ndërhyrje arbitrare të Gjykatës Kushtetuese në pavarësinë e punës së tyre.
Idain Smaijli dhe Sevdije Morina kanë thënë se letra e Gjykatës Kushtetuese, me të cilën kërkon dosjen e zgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është ndërhyrje e paligjshme në këtë proces, sepse, sipas tyre, Kushtetuesja nuk ka të drejtë të kërkojë informata të tilla, shkruan sot Koha Ditore.
Argumentet i kanë dhënë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial, e cila është shtyrë për të premten, për shkak të mungesës së kuorumit.
/Koha Ditore/