Këshilli për Siguri Publike mban takimin e radhës në Gjilan
Prishtinë, 6 dhjetor - Thridhjetë e tri Komisione Lokale për Siguri Publike (KLSP) do të mbajnë nesër në Gjilan takimin e 9të të këshillit ekzekutiv për të koordinuar punën e tyre dhe për të ndarë praktikat më të mira në bashkëpunimin me palët e interesit lokal dhe ndërkombëtarë.
KLSP-të, që mbështeten nga OSBE-ja, përbëhen nga pjesëtarë të komuniteteve lokale, policë, zyrtarë komunal, si dhe përfaqësues të shkollave, grave dhe rinisë të cilët punojnë së bashku për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë së komunitetit dhe cilësinë e jetesës.
Takimi i 9të i këshillit ekzekutiv të KLSP-ve do të organizohet dhe lehtësohet nga anëtarët e KLSP-së në Livoç të Epërm, komuna e Gjilanit.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean Claude Schlumberger; Ambasadori norvegjez Jan Braathu; Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka; Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Naim Rexha; dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa do të mbajnë fjalime.