Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi vlerëson situatën në Istog stabile
Istog, 26 prill - Është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për këtë legjislacion, të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .
Nënkryetari Lulzim Blakaj , përshëndeti anëtarët e KKSB-së të dhe të pranishmit të cilëve u uroj edhe punë të mbarë gjatë këtij mandati.
Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të cilën e cilësoi si të qetë dhe shumë stabile.
Nga muaji janar e deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 187 raste, 33 aksidente trafiku. Janë lëshuar 1243 tiketa në trafik,126 persona të arrestuar, 18 të ndaluar, janë konfiskuar 13 arme dhe kemi asistuar në 48 raste , ka deklaruar Gashi. Po ashtu Gashi njoftoj se Stacioni Policor në Istog është duke implementuar dhe disa plane operative.