23 Dhjetor 2024

Këshilli i Sigurisë së Kosovës shqyrton gjendjen e sigurisë

Prishtinë, 26 prill - Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi si kryesues i këtij institucioni, paraqiti një vlerësim të gjendjes politike dhe të sigurisë në vend.

Në paraqitjen e tij, kryeministri Thaçi vlerësoi se gjendja e sigurisë edhe përkundër sfidave ekonomike e sociale vazhdon të mbetet e qetë,  stabile dhe e qëndrueshme. Po ashtu, marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar një ngritje në nivel vendi dhe se numri i incidenteve ndëretnike ka shënuar rënie të vazhdueshme.

U përkrah gatishmëria dhe profesionalizmi i Policisë së Kosovës e cila me përkushtimin e treguar ka bërë që të zbulohen, trajtohen dhe eliminohen aktivitete të ndryshme kriminale si dhe uljes së përqindjes së kryerjes së veprave penale dhe atyre kundërvajtëse.

Vazhdimi i kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët tek vendorët si dhe vazhdimi i zvoglimit të trupave të KFOR-it, janë dëshmia më e fuqishme se siguria në Republikën e Kosovës është stabile dhe e qëndrueshme dhe se sektori i sigurisë po vazhdon suksesshëm konsolidimin e tij.

KSK vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë familjare, e cila do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë mbledhje, KSK vlerësoi lartë formimin e dy komisioneve parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Me këtë vlerësohet se Kosova ka hyrë në një proces të thellë reformues,  i cili nuk kufizohet vetëm në zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjeve të përgjithshme por edhe në ndryshime të tjera sipas vlerësimit të institucioneve përkatëse.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua  edhe u miratua Plani Vjetor i Punës së Këshillit të Sigurisë per vitin 2011,  si dhe shqyrtua Platforma Vjetore  e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi si kryesues i këtij institucioni, paraqiti një vlerësim të gjendjes politike dhe të sigurisë në vend.

Në paraqitjen e tij, kryeministri Thaçi vlerësoi se gjendja e sigurisë edhe përkundër sfidave ekonomike e sociale vazhdon të mbetet e qetë,  stabile dhe e qëndrueshme.

Po ashtu, marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar një ngritje në nivel vendi dhe se numri i incidenteve ndëretnike ka shënuar rënie të vazhdueshme.

U përkrah gatishmëria dhe profesionalizmi i Policisë së Kosovës e cila me përkushtimin e treguar ka bërë që të zbulohen, trajtohen dhe eliminohen aktivitete të ndryshme kriminale si dhe uljes së përqindjes së kryerjes së veprave penale dhe atyre kundërvajtëse.

Vazhdimi i kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët tek vendorët si dhe vazhdimi i zvoglimit të trupave të KFOR-it, janë dëshmia më e fuqishme se siguria në Republikën e Kosovës është stabile dhe e qëndrueshme dhe se sektori i sigurisë po vazhdon suksesshëm konsolidimin e tij.

KSK vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë familjare, e cila do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë mbledhje, KSK vlerësoi lartë formimin e dy komisioneve parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Me këtë vlerësohet se Kosova ka hyrë në një proces të thellë reformues,  i cili nuk kufizohet vetëm në zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjeve të përgjithshme por edhe në ndryshime të tjera sipas vlerësimit të institucioneve përkatëse.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua  edhe u miratua Plani Vjetor i Punës së Këshillit të Sigurisë per vitin 2011,  si dhe shqyrtua Platforma Vjetore  e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)