14 Janar 2025

Këshilli i Evropës zotohet se do ta përkrah Kosovën

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim u.d. Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë,  Andrew Forde.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përmbushjen e obligimeve në procesin e liberalizimit të vizave. Gjithashtu, u bisedua për bashkëpunimin mes MPB-së dhe Këshillit të Evropës.

“Shumica e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar. Prandaj, presim që të kemi vlerësim pozitiv. Gjithashtu presim nga Këshilli i Evropës mbështetjen në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota”, tha ministri Hyseni.

U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde, shprehi  gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjemë të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe MPB-së.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim dhe asistojmë Kosovën me të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion në fusha të ndryshme”, tha z. Forde.

Ministri Hyseni falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)