Këshilli Gjyqësor organizon konferencën e tetë vjetore Gjyqësore në Kosovë
Prishtinë, 1 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Tetë Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: ‘Për një gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës’.
Hapjen e punimeve të konferencës do ta bëjë z.Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.