Këshilli Gjyqësor nëshkroi marrëveshje me Policinë e Kosovës
Prishtinë, 28 qershor - Sot, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Policinë e Kosovës në lidhje me bashkëpunimin në fushën e sigurisë individuale të gjyqtarëve në rastet e kërcënimeve të tyre brenda fushë veprimtarisë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të avancimit te bashkëpunimit të ndërsjellët për rritjen e efektshme risë dhe efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit si dhe sigurinë e gjykatësve.
Me këtë rast kryesuesi i Këshillit Gjyqësor z. Peci theksoi se "kjo marrëveshje do të ndikoj që gjyqtarët në punën e tyre të ndihen të pavarur dhe se vendimet gjyqësore do të jenë të drejta dhe të paanshme, andaj, këtë marrëveshje ai e konsideroj si të domosdoshme.
Ky memorandum përcakton bashkëpunimin në mes të PK-së dhe KGJK-së, me qëllim të ofrimit të sigurisë individuale të gjyqtarëve në rast të kërcënimit të tyre.
Pjesëmarrësit, po ashtu pajtohen që ti japin mbështetje njërit tjetrit në fushën e shkëmbimit të informatave që kanë të bëjë më rrezikun e drejtpërdrejt ndaj jetës dhe pronës së gjykatësve gjatë fushë veprimtarisë së tyre gjyqësore.
Palët nënshkruese të kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit kanë shprehur interesimin që në bazë të bashkëpunimit reciprok e me interes të përgjithshëm të krijohen kushtet e nevojshme, për mundësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë individualë të gjyqtarëve në rastet e kërcënimeve të tyre brenda fushë veprimtarisë gjyqësore.
Në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje palët obligohen që ti përmbushin detyrimet e përshkruara në nenet në vijim të kësaj Marrëveshje.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z.Enver Peci, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Shpend Maxhuni zbatimi i se cilës fillon nga dita e nënshkrimit.