Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencën e pestë vjetore
Prishtinë, 5 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e pestë Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor.
Hapjen e konferencës do ta bëjë Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Prezantime të shkurtra do të jenë nga Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Hajredin Kuçi, Ministër në Ministrinë e Drejtësisë, Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Jean-Claude Schlumberger, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë.