Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të bëjë vizitë zyrtare në Shqipëri
Prishtinë , 19 shkurt - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Enver Peci i shoqëruar nga anëtarët e KGJK-së, do të bëjë një vizitë zyrtare dy ditore (20 dhe 21 shkurt 2014) Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë, takime në të cilat do të diskutohen tema dhe shkëmbehen eksperinca nga palët gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.