Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të bëjë një vizitë në Itali
Prishtinë, 17 mars - Delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të bëjë një vizitë zyrtare dy ditore me 18 dhe19 mars Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të Këshillit italian, takime në të cilat do të diskutohen tema dhe shkëmbehen eksperienca nga palët gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.